Pritë në Shijak. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, H. A., 34 vjeç, banues në Maminas ka njoftuar policinë se në Rubjekë, në afërsi të liqenit duke lëvizur me makinë për të shpërndarë në banesa personelin që punonte në lokalin e tij, një person ende i paidentifikuar e ka ndaluar duke e kërcënuar me armë zjarri.
Policia thotë se u ngrit grupi hetimor dhe po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.