-sidi education-spot_img
14.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes Lajçakut dhe Escobarit, Vuçiç: Kosova të formojë Asociacionin

Kryesoret

Për dallim prej takimit të mbrëmshëm mes Escobarit e Lajçakut me Kurtin në Prishtinë, takim që zgjati rreth 2 orë, në Beograd dyshja u tregua më e shpejtë. Siç raportohet, takimi i tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zgjatur rreth gjysmë ore.

Pas përfundimit, presidenti i Serbisë ka shkruar në profilin e tij në Instagram. Ai ka thënë se shtetet perëndimore që kanë ndikim te Kosova, mund ta detyrojnë të njëjtën që t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

“Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiçi.

Ai ndër të tjera tha se “që nga dita e parë, Serbia ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit”.

“Unë thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj, e mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën. red.) Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Vuçiçi në këtë postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit