Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) platformë rajonale për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve ka dënuar sulmet dhe dhunën verbale ndaj gazetarëve nga mbështetësit e Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë së PD-së që nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në orët e para të ditës së sotme.
“Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i kërkon Partisë Demokratike që të distancohet publikisht nga ky incident dhe të dënojë veprimet e mbështetësve të saj.
Rrjeti më tej kërkon që të zbatohen masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen, duke garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve” thuhet në deklaratë.