-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet shoku i killerit që vrau gabimisht banakieren në Tiranë

Kryesoret

Tre muaj pas vrasjes së Mimoza Pajës në lokalin e Fation Muratit në “Don Bosko” në Tiranë policia ka identifikuar njërin nga personat që është përfshirë në këtë ngjarje. Sipas policisë, bëhet fjalë për Nikoll Sherrnikun, i cili është arrestuar disa muaj më parë në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë në Lezhë, Xhuljo Prela.

Policia thotë se Sherrniku është personi që u ka dhënë autorëve të krimit targat e vjedhura, të cilat i kishte marrë në Gjermani. Nikoll Sherrniku njihet si pjesë e grupit të Ervis Martinajt, i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar. Për policinë, pista kryesore që po hetohet për vrasjen në “Don Bosko” lidhet me hakmarrjen mes grupeve të Martinajt dhe Muratit. Fatkeqësisht nga përplasja e bandave vdiq një grua e pafajshme, Mimoza Paja.

“Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në  burg“ ndaj personit nën hetim Nikoll Sherrniku 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç,  (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nikoll Sherrniku ka marrë targa të huaja ne shtetin gjerman dhe ua dha personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes. Automjeti tip “BMW”, së bashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës. Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit