-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha mbledh deputetët që u kërcënuan, Korreshi zbulon debatin

Kryesoret

Lulzim Basha mesditën e sotme zhvilloi një takim në ambientet e parlamentit me një grup deputetësh të PD-së, të cilët u sulmuan nga militantët e ish-kryetarit në mbledhjen e Kryesisë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Të pranishëm ishin, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Jorida Tabaku, etj. Korreshi tha se Basha u distancua nga njerëzit e tij që i shanë, ofenduan dhe kërcënuan.

Për ato skena unë i kam thënë dhe vazhdoj t’i them që janë të papranueshme. Diskutuam se kush ishte përgjegjës. Mbështetësit e Bashës ishin përgjegjës. Unë e kam thënë çdo herë, takimi im ishte për këtë pjesë. Unë i qëndroj reagimit tim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk duhet më të jetë në krye të PD-së.

Nëse procesi nuk futet në binarë apo në shina, jo nuk do të marr pjesë. Bardhit ja kam thënë: Nëse ju doni të bëni një Parti që do i shërbej vetëm atij që është kryetar, mua nuk më keni. Unë jam për parti demokratike siç ka qenë në vitin 2021.

Nëse nuk e prodhojmë një gjë të tillë, nuk kemi pse lodhemi kot. I kam kërkuar që të sqarojë pozicionin e tij, sqaroi se distancohet dhe se nuk e ka ditur fare. E ka marrë vesh në mëngjes këtë gjë. Nuk jam për një proces që sjell Bashën në krye të PD”- thotë Korreshi.

Basha mbledh deputetët që u kërcënuan! Sula heziton t’i japë dorën (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit