Asgjësohen 350 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat.
33-vjeçari, Taulant Tatraku autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej.
Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë kanabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.