-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kush ta bleu varësen, pse hesht?”/ Flet burri: Nuk doja ta vrisja gruan

Kryesoret

Gjykata e Korçës la sot në burg pa afat Aleko Myrtollarin. Ai është rrëfyer para togave të zeza motivet që e çuan drejt plagosjes së bashkëshortes së tij. Myrtollari u shpreh se ka qëndruar për 7 muaj në Gjermani dhe më pas në Francë, ku edhe ka punuar. Në momentin e kthimit pranë familjes ai thekson se gjeti fëmijët e paedukuar, ndërsa vajza nuk ikte në shkollë.

Myrtollari thekson gjithashtu se bëri një veprim të nxituar, ndërsa pranon se shkak ishte motivi i dyshuar, xhelozia. 46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë. Pas konfliktit me fjalë me bashkëshorten e tij, Aleko Myrtollari plagosi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Avokati i 46-vjeçarit Aleko Myrtollari, Nevzat Tarelli në një dalje për mediat deklaroi se klienti i tij kishte shprehur pendesë. “Ai ka konstatuar te bashkëshortja e vetë për disa varëse floriri dhe se dy fëmijët janë lënë pa shkollë. Përballë një heshtjeje dhe frazave që; s’ka ç’të duhet ty, ai ka reaguar duke humbur kontrollin. Ka shprehur pendesë dhe ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë. Ka qenë një reagim emocional, dhe pas 2 ditëve arrati është vetëdorëzuar”, tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit