-sidi education-spot_img
12.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncertet/ Sa kushtojnë biletat për artistët, zbuloni më “të shtrenjtin”

Kryesoret

Industria e koncerteve në Shqipëri ka pasur rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Me artistë ndërkombëtarë dhe vendas që organizojnë koncerte në vend. Një numër i madh i koncerteve të organizuara në Shqipëri kanë treguar një kërkesë të lartë në mesin e publikut.

Ndërsa këtë vit, hapi siparin e koncerteve këngëtari grek Nikos Vertis. I njohur për publikun shqiptar, interesi ishte i lartë për ndjekjen e këtij koncerti. Nisi rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe kapaciteti i stadiumit ishte ‘sold-out’, pra i shitur tërësisht. Çmimi i biletave për këtë koncert niste me 3000 lekë. Dhe arrinte 100 euro në zonën VIP, më të afërt me skenën.

Një tjetër shfaqje e mirëpritur nga publiku shqiptar ishte “Notre Dame De Paris”, produksion i organizuar nga kantautori i mirënjohur italian Riccardo Cocciante. Biletat nisën me 2500 lekë deri në 10 mijë lekë zona VIP më afër skenës. I gjithë kapaciteti i stadiumit ishte shitur tërësisht.

Çmimet e biletave mund të ndryshojnë gjithashtu në varësi të vendndodhjes në arenën e koncertit (Vip, Zonë e parë, Zonë e dytë, etj.), dhe nga çmimet e vendosura nga organizatori ose promovuesi.

Një koncert i shumëpritur është ai i njoftuar që 2 muaj më parë, nga këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata. Sipas të dhënave të website që administron shitjen e biletave, çmimi i tyre nis nga 2000 lekë dhe arrin 10 mijë lekë në tribunat VIP.

Lajm i cili çuditi ditët e fundit shqiptarët, ishte padyshim njoftimi për koncerte të dy këngëtarëve me famë botërore Ricky Martin dhe Enrique Iglesias.

Koncerti i Enrique Iglesias, yllit të këngës “Hero”, do të mbahet në datën 30 qershor në Sheshin Nënë Tereza dhe çmimet e biletave do të bëhen publike pasditen e së premtes (9 qershor).

Koncerti i Ricky Martin do të mbahet në datën 22 korrik në Sheshin Nënë Tereza. Biletat nisin në shifrën e 42 euro dhe arrijnë 139 euro. Kjo, në varësi të administrimit të vendeve, afërsisë nga skena etj.

Një tjetër artist, Placido Domingo, ndonëse jo për herë të parë në Tiranë, rikthehet për një tjetër shfaqje. Tenori dhe dirigjenti do të shoqërohet në këtë koncert nga artistët Jenifer Rowey, Jonatan Antoine dhe Christina Ramos.

7 shtatori është pikëtakimi me këtë legjendë të muzikës operistike. Çmimi i biletave, sipas Backstage, për këtë artist luhatet nga 50 euro deri në 250 euro. Duke qenë artisi më i shtrenjtë në këtë sezon në Shqipëri./Monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit