-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nigeriani fut në kurth dhe mashtron biznesmenin shqiptar

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin nigerian, Sabastian Victor Negbened, i cili përmes mashtrimit mori shumën prej 25 mijë euro nga një biznesmen shqiptar.

Ishte ky i fundit që denoncoi rastin në polici, ndërsa hetimet vijuan për një hark kohor prej dy vitesh.

Biznesmeni shqiptar gjatë aktivitetit të tij ndër vite komunikonte me palën italiane nëpërmjet e-mailit me qendër në Bolonja, Itali ku dhe bënte transferta për mallin që merrte.

Por në shtator të vitit 2020, atij i vjen një e-mail ku i kërkohej të dërgonte shumën prej 25 mijë euro në llogari të kompanisë, por kjo shumë këtë herë ishte dërguar në Gjermani dhe jo si zakonisht në Itali.

Ishte drejtësia italiane që zbuloi mashtrimin përmes kuponit me të cilin faktohej pagesa e kryer nga shtetasi shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit