Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra 3 policë në Komisariatin e Policisë Gramsh pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.
AMP njofton se bëhet fjalë për efektivët:
– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.