-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba, atentate dhe vrasje në Bllok! Kush është Jani Alia?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi konfiskimin e pasurisë së Jani Alisë dhe personave të tretë të lidhur me të pas kërkesës që nisi nga Operacioni Forca e Ligjit tre vite më parë. Bëhet fjalë për tokë, apartamente, vila dhe ullishte në Borsh.

Pasuria e konfiskuar;

  1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;
  2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;
  3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
  5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;
  6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;
  7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Kush është Jani Alia?

Jani Alia është mjaft i njohur edhe për faktin se krimi për të cilin është dënuar ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, ku ekzekutoi Çiçon në 2016. Por, si nisi konflikti mes dy personazheve të njohur të botës së krimit. Jani Alia dhe Elton Çiço janë që të dy nga Tepelena. Disa vite më parë, Alia qëlloi me thikë duke i shkaktuar vrasjen shokut të fëmijërisë së Çiços. Jani Alia goditi për vdekje me thikë djalin e Shyqo Ballazhiut nga Tepelena. Ai ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiços, bashkëmoshatar i tij. Çiço i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do të merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar nga Policia helene dhe ndodhej në paraburgim.

Rreth tri vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiço. Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në burgun e Koridhalosë, Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiço me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiço plagosi me thikë Alinë, kur ndodheshin në ajrim. Disa javë pas kësaj ngjarjeje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiço, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.

Vila dhe ullishte buzë detit! SPAK i merr pasurinë “kokës” që u arratis nga burgu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit