-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadiku dhe Bajrami: 100% kundër Moldavisë, kualifikohemi në “EURO 2024”

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë që do të zhvillohet më 17 qershor në shtëpinë e kuqezinjve, ‘Air Albania’ dhe më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë.

Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit kuqezi, ekipi ka nisur përgatitjet që prej të hënës së 5 qershorit, teksa grupi po kompletohet dita-ditës. Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, dy futbollistët e Kombëtares, Armando Sadiku dhe Adrian Bajrami dolën këtë të premte në një konferencë për media, ku iu përgjigjën edhe interesit të gazetarëve të pranishëm.

Nga rikthimi me ekipin kombëtar, te përshtypjet e para rreth ‘skuadrës së re’, Armando Sadiku nuk e fshehu aspak kënaqësinë e ftesës së marrë nga trajneri Silvinjo. Sulmuesi kuqezi nënvizoi se nuk mungon cilësia në këtë grup, ndërsa theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të përsërisë suksesin e 2016.

Sadiku nuk ngurroi të bënte një thirrje të hapur për të gjithë tifozët, të cilët janë mbështetja më e madhe e Kombëtares. Sulmuesi u shpreh se prania e tyre në stadium i jep më shumë motiv për ta fituar ndeshjen.

Pas Sadikut, fjalën e mori Adrian Bajrami i cili foli për rikthimin në Kombëtare si fillim e për të kaluar më pas te konkurrenca në repartin e mbrojtjes. I riu vlerësoi kundërshtarët e radhës në kualifikueset e “EURO 2024”, duke theksuar se nuk ka kundërshtarë të lehtë. Gjithashtu Bajrami komentoi edhe raportin me trajnerin Silvinjo dhe për të ardhmen e tij te Benfika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit