Gjyqtarja e Durrësit Shpëtime Pitaku ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur shtëpinë. Ajo ka deklaruar se i kanë marrë një shumë jo të vogël në euro dhe bizhuteri.
Policia ka nisur hetimet për rastin duke kontrolluar kamerat e sigurisë së zonës por edhe gjurmët e mundshme që mund të kenë lënë autorët në momentin që kanë hyrë brenda shtëpisë.
Pitaku rezulton një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë me biznese të shumta.