Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar.
Thjeshtësia që ajo ka është një ndër veçoritë që e dentifikojnë atë nga vajzat e tjera të botës së medias.
Megjithëse është pjesë e botës së televizionit, ajo shpesh herë ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndonjë ndërhyrje plastike.
Pavarësisht se moderatorja është shumë e angazhuar me punë, ajo nuk i len pas dore as fansat ku shpesh herë ndan me ta momente nga përditshmëria e saj.
Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram një foto duke buzëqeshur, ndërsa një ndjekëse e ka kritikuar atë për dhëmbët e saj pak të çrregullt.
Arbana e ka postuar në InstaStory mesazhin e fanses, ndërsa gjithashtu ka bërë një kuiz duke i pyetur ndjekësat e saj a duhet që ti rregullojë dhëmbët apo jo.
Megjithatë moderatorja ka vendosur që të ndjekë mendimin e fansave, duke mos i ndryshuar dhëmbët.