Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç mbetën të plagosur mbrëmjen e së premtes në Rrogozhinë pasi u përplasën nga një makinë. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin u arrestua sot.
Policia bëri të ditur se rreth orës 19:40 në qendër të Rrogozhinës makina tip “Ford” përplasi dy të miturit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por arratia zgjati pak orë dhe A. L. 59 vjeç, banues në Peqin u arrestua. Dy fëmijët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.