-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi sërish drejt kutive të votimit, mbahen zgjedhjet presidenciale

Kryesoret

Këtë të dielë Mal të Zi u është drejtuat kuti të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet e sotme janë zgjedhjet e treta në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, në të cilat Partia Demokratike e Socialistave (PDS) hyn pa liderin e saj, Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash është tërhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka humbur zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Sipas analistëve malazezë dhe të anketimeve të ndryshme pritet të kryesojë lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Ndërkaq, si forcë e dytë në këto zgjedhje pritet të dalë Partia Demokratike e Socialistëve, e ish-presidentit Milo Gjukanoviç, e cila për herë të parë shkon në zgjedhje me një udhëheqës të ri dhe në koalicion me disa parti të vogla.

Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandidojnë së bashku në zgjedhjet e së dielës.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu.

Pak ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore.

Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, ndërtesa e Kuvendit, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit