Kur kanë mbetur edhe katër orë deri tek mbyllja e qendrave të votimit në Mal të Zi, kanë dal edhe rezultatet e para se sa qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në të njëjtën periudhë votuan 48.2 për qind e votuesve, raporton rtcg.
Ndërkohë gjatë procesit të votimeve në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A.