-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Kushti për të qenë pjesë e qeverisë së Malit të Zi

Kryesoret

Lëvizja Evropa Tani (PES) e Malit të Zi fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit (23 mandate). Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të votave (22 mandate).

Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7% (13 mandate). Një koalicion tjetër pro-BE-së që përfshin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave (11 mandate).

Millojko Spajiç, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë paszgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç.

“Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiç. Dritan Abazoviç foli për shtyllat kryesore të koalicionit në Mal të Zi. Ai tha se kanë shumë punë për të bërë dhe se kjo është një energji e re në Mal të Zi.

“Kushdo që dëshiron të vendosë prioritet interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur,” tha ai.

EMRAT/ Kush janë gjashtë shqiptarët në Parlamentin e ri të Malit të Zi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit