-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta e Berlusconit përmes fotove

Kryesoret

Ish-kryeminstri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele të Milanos, ku dhe ndërroi jetë pasi vuante nga leuçemia akute.

1986: Manjati i medias Berlusconi pozon para një sërë televizorësh
1989: Berlusconi feston me ekipin e tij AC Milan pasi mposhti Steaua të Bukureshtit në finalen e Kupës së Europës.
Prill 2001: Sigurimi mbron Berlusconin, lideri i atëhershëm i opozitës italiane, ndërsa ai përshëndet njerëzit me mbërritjen e tij për një tubim politik në Torino.

Gusht 2004: Kryeministri i atëhershëm britanik, Tony Blair, dhe gruaja e tij, Cherie, me Berlusconin në Porto Cervo, Sardenja.
Ata ishin mysafirë të Berlusconit në vilën e tij
.
Nëntor 2006: Berlusconi në podium me mjekun e tij personal Umberto Scapagnini (majtas) teksa ndihet keq gjatë një fjalimi emocional para mbështetësve politikë.
Maj 2007: Berlusconi ngre trofeun pasi AC Milan mposht Liverpoolin në finalen e Champions League në Athinë.
2008: Berlusconi shtrëngon duart me liderin e atëhershëm libian Muammar Gaddafi gjatë takimit të tyre në Bengazi. Italia dhe Libia nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës Italia do të paguante miliarda dollarë kompensim dhe investime për keqbërjet koloniale gjatë sundimit të saj prej dekadash të vendit të Afrikës Veriore.
Prill 2008: Kryeministri Berlusconi gjatë një konference për shtyp me presidentin rus, Vladimir Putin
Tetor 2008: Berlusconi me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference shtypi pas një samiti në pallatin Élysée për të diskutuar krizën financiare ndërkombëtare.
Korrik 2009: Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Prill 2009: Berlusconi pozon me Barack Obamën dhe Dmitry Medvedev në samitin e G20 në Londër
Maj 2009: Berlusconi në emisionin Porta a Porta. Berlusconi tregoi se pretendimet e gruas së tij të atëhershme dhe mediave italiane se ai kishte pasur një lidhje me një vajzë 18-vjeçare ishin një gënjeshtër.

Mars 2013: Berlusconi pas takimit me presidentin italian Giorgio Napolitano në Pallatin Quirinale në Romë. 
Korrik 2019: Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë së krahut të djathtë Forza Italia Silvio Berlusconi përshëndet një eurodeputet ndërsa ai mbërrin për seancën inauguruese të Parlamentit Evropian në Parlamentin Evropian në Strasburg, Franca lindore.
Korrik 2019: Eurodeputeti italian Silvio Berlusconi merr pjesë në një seancë votimi për të zgjedhur presidentin e ri të Parlamentit Evropian
Shtator 2020: Berlusconi iu drejtohet mediave, teksa largohet nga Spitali San Raffaele në Milano pasi rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u shtrua në spital
Tetor 2021: Udhëheqësi i partisë Lega Matteo Salvini, Giorgia Meloni dhe kreu i partisë Forza Italia Silvio Berlusconi në fund të takimit të tyre në Romë.
Shkurt 2023: Silvio Berlusconi, kreu i partisë Forza Italia, hedh votën e tij gjatë zgjedhjeve rajonale të Lombardisë në Milano

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit