Mbrojtësi kuqezi Mario Mitaj dhe sulmuesi Taulant Seferi dolën sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë. Mitaj nuk ka mundur të përfundojë fjalët e tij pasi e kapën emocionet.
“Nuk jam mësuar me intervista, jo se kam probleme me gjuhën”, dëgjohet të thotë Mitaj. Në tentativën e dytë, Mitaj nuk i fsheh dot emocionet që e bllokojnë duke thënë “Oh f**k” dhe mos vijuar më tej.