Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas raportimeve të para të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Automjeti me drejtues shtetasin A. Sh 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues 28-vjeçarin Sherif Metushi, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.