-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëndrimi i Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin, Rama: E kanë kundërshtuar pa e ditur përmbajtjen

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me draftin e dorëzuar nga ai për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës e cila kohët e fundit mori komente të shumta.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë për draftin nuk janë të logjikshme pasi ata nuk e dinë ende përmbajtjen.

“Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët.
Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra.
Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe hjo me cfarë tha.

E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO.

Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte.

Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomosd kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë.” u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit