George Soros i ka dorëzuar drejtimin e perandorisë së tij financiare dhe bamirëse prej 25 miliardë dollarësh (19.9 miliardë paund) djalit të tij Alex.
George Soros është gjithashtu një nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike në SHBA. Alex, 37 vjeç është i dyti nga pesë fëmijët e tij.
Ai është i vetmi anëtar i familjes që ulet në komitetin e investimeve për Menaxhimin e Fondit Soros.
Alex mori detyrën në Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) si kryetar në dhjetor dhe është gjithashtu përgjegjës për “super PAC” të babait të tij, një mekanizëm amerikan për të drejtuar fondet për partitë politike.
Ai tha se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur do të ndiqnin të njëjtat synime që kishte dhe babai i tij, duke përfshirë fjalën e lirë, reformën e drejtësisë penale, të drejtat e pakicave dhe refugjatëve dhe mbështetjen e politikanëve liberalë.