Teksa jemi në përfundim të këtij viti akademik, institucionet arsimore po përpilojnë kurrikulat e sezonit të ardhshëm, që do të vijë me jo pak risi.
Sipas strukturës së miratuar nga Ministria e Arsimit për vitin shkollor 2023-2024, mësimi nis më 11 shtator, përfundimi i shkollës do të jetë më 14 qershor, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 maj të vitit 2024. Risia e vitit të ardhshëm do të jetë regjistrimi i vogëlushëve në arsimin fillor.
Në vitin e ri akademik do të regjistrohen në klasën e parë, edhe fëmijët që s’kanë mbushur 6-vjeç, por kushti i vetëm duhet të jetë që ditëlindjen ta kenë brenda 31 dhjetorit të 2023. Sa i takon pushimeve ato do të ndahen në dy periudha.
Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të Prillit. Sipas vendimeve të marra, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe