Sekuestrohen 100 mijë euro në portin e Durrësit. Shuma ishte fshehur në tavanin e një autobusi të linjës Bari-Durrës që po kthehej nga Italia.
Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari Elson Rodhe që është drejtuesi i autobusit, ku ishin fshehur 99 700 euro të ndara në 8 paketime.
Policia thotë se kontrolli është ushtruar me imtësi bazuar informacionet e siguruara nga inteligjenca informative.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.