Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Së fundmi fansat e Jori Dellit dhe Dea Mishel kanë hapur një ‘fanpage’ për të dyja vajzat, ku kanë bashkuar emrat e tyre dhe kanë postuar momentet që ato kanë kaluar së bashku.
Këtë Dea e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë për Jorin.
“Faleminderit që na bëni bashkë dhe kur jemi larg. Uroj që Jori të mos më ketë harruar në jetën e saj të re.”