-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot, lutje, zi dhe homazhe për Berlusconin

Kryesoret

Nderime për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, kavalierit, i cili ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare.

Katër herë kryeministri i Italisë, themeluesi i Mediaset dhe Fininvest, ish-presidenti i Milanit dhe ideatori i partisë Forca Italia, u shua të hënën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit po organizohet një funeral shtetëror gjatë të mërkurës në Duomo të Milanos së tij të dashur. Është shpallur dhe një ditë zie kombëtare, në nderim të personazhit karizmatik që shënoi politikën dhe shtetin italian në dekadat e fundit.

Ndërkohë, jashtë vilës San Martino të familjes Berlusconi, kangjellat janë mbuluar me buqeta lulesh, flamuj italianë dhe simbole të ekipit të futbollit Milan por edhe të Monzës.

Ndërkohë, jashtë vilës San Martino të familjes Berlusconi, kangjellat janë mbuluar me buqeta lulesh, flamuj italianë dhe simbole të ekipit të futbollit Milan por edhe të Monzës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit