Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut. Mehmeti tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit.
“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor.
Arrestohet serbi në Mitrovicë, Sveçla: Organizoi sulmet ndaj policisë edhe KOFR-it
Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti për Express.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë publik edhe emrin e të dyshuarit, Milun Milenkovic- Llune. Sveçla tha se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës. tre janë të lënduar lehtë.