-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj sot në 12:00 mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar për gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra.

Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar sipas kreut të shtetit synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

  1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita NIKOLLA
  2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi RAMA
  3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
  4. Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI
  5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
  6. Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
  7. Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
  8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
  9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
  10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
  11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

  1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
  2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
  3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit