Të shtëna me armë zjarri në Poliçan. Një 36-vjeçar është arrestuar me akuzën se kreu qitje me automatik në një zonë jashtë qendrave të banuara.
Sekuestrohen arma e zjarrit automatik dhe 4 gëzhoja. I arrestuari është E. M. 36 vjeç, banues në Otllak.
“Shqiponja” e kanë ndaluar 36-vjeçarin teksa drejtonte një automjet në fshatin Mbrakull menjëherë pasi kishte kryer qitjen me armë zjarri automatik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.