Sekretari Gjeneral i Federatës Evropianë të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me pezullimin e licencës së Klan Kosova.
Gutierrez në postimin e tij shkruan se sot është një ditë zie për Kosovën dhe se qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias.
Qeveria merr vendimin: I hiqet licenca Televizionit Klan Kosova, ja arsyeja
Postimi i plotë
Sipas tij ky akt e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.
Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi.
Sot është një ditë zie për Kosovën: shteti aktivizohet në cenzurë ndaj Klan Kosovës, qeveria e Kosovës po shkel standardet evropiane të lirisë së medias. Ky akt arbitrar e zhyt Kosovën në kampin e regjimeve autoritare që i kthejnë shpinën Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike të mbrojtura nga Këshilli i Evropës.
Më vjen keq për miqtë e mi kosovarë dhe shoqërinë civile kosovare. Ata nuk i meritojnë praktika të tilla. Solidariteti im shkon për demokratët kosovarë. Turp për varrmihësit e lirisë së shtypit dhe pluralizmit mediatik. Turp për Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.