Thellohet tensioni në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Ushtria serbe arrestoi tre policë të Kosovës mesditën e sotme. Prishtina zyrtare thotë se u rrëmbyen brenda territorit.
Kryeministri Albin Kurti, ministri Svelça por edhe faktorë të tjerë politikë në Kosovë kanë kërkuar reagimin e ndërkombëtareve.
Por kur kanë kaluar më shumë se tre orë nga dalja e lajmit nga ndërkombëtarët nuk ka pasur asnjë reagim. SHBA dhe BE deri tani kanë heshtur. Po ashtu edhe Shqipëria.