Deputeti socialist Eduard Ndreca nga foltorja e Kuvendit e quajti provokacion “rrëmbimin e tre policëve në Kosovë nga ushtria serbe”. Ai kritikoi kryeministrin e Kosovës dhe i kërkoi Albin Kurtit që të ulet “urgjentisht” me SHBA-në për të gjetur zgjidhjen.
“Një qëndrim i përbashkët drejtuar shtetit serb për të ndaluar provokacionet, drejtuar jo vetëm Kosovës, por të gjithë shqiptarëve, si rrëmbimi i tre policëve. Është e pafalshme.
Duhet të ishim të bashkuar të gjithë për t’i bërë një thirrje Kurtit që të mos e tërheqë më shumë litarin, por të gjejë gjuhën e mirëkuptimit. Ne nuk mund t’i kthejmë shpinën një miku strategjik si SHBA.
Përpjekja e qeverisë së Kosovës është fatkeqe, i bëjmë thirrje urgjente që të ulet me partnerët për të gjetur një zgjidhje” tha ai.