Kolegji Zgjedhor vendosi sot përtëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.
Në këtë bashki, Edison Memolla nga krahu socialist fitoi me 23 vota diferencë përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. Ishte kutia e burgut që përmbysi rezultatin.
Koalicioni i Berishës e ankimoi vendimin fillimisht në KAS, që u rrëzua, më pas e çoi në Kolegj që është shkalla e fundit për procesin zgjedhor në Shqipëri. Kolegji vendosi përsëritjen e zgjedhjeve.
Vendimi i argumentuar nuk është zbardhur. Numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra shumë herë më i madh se diferenca e votave mes kandidatëve.