Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” si fitues, Luiz Ejlli po vazhdon të korrë sukses në fushën e tij, muzikën.
Tashmë këngëtari është një nga më të kërkuarit e pothuaj çdo ditë është i angazhuar në koncerte dhe në mbrëmje.
Madje, këtë herë atij i është besuar edhe hapja e koncertit të këngëtares së njohur, Elvana Gjata.
Sot këngëtarja zbuloi më shumë përsa i përket koncertit të saj që do të mbahet më 22 qershor në stadiumin “Air Albania”.
I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.