Personat e arrestuar një ditë më parë më urdhër të SPAK jo vetëm që do japin llogari për akuzat e ngritura por edhe do të shpjegojnë mbi pasuritë e tyre. Këtë hetim pasuror SPAK e nisi menjëherë sapo nisën urdhër arrestet. Mes tyre edhe ish shoferi i kryepolicit Ardi Veliu, Sokol Idrizaj.
Për ngjarjen reagoi edhe opozita. “Bashkëpunëtori i afërt i Ardi Veliut arrestohet bashkë me gruan. SPAK të hetojë ‘shefat e mëdhenj’ të krimit që japin ‘licensat’, jo shoferët” tha Klevis Balliu nga grupi i Sali Berishës.
Emrat e disa prej të arrestuarve:
Sokol Idrizaj
Elda Idrizaj
Vangjush Kashari
Agustin Mesuli
Altin Doda
Florjan Bakri
T.Baruti
Në Shqipëri u sekuestruan;
1 armë zjarri tip Pistoletë;
65.300 Euro;
9.900 USD kanadez;
60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);
1 (një) Aparat Fotografik;
9 Laptopë;
7 I-Pad;
3 Tablet;
28 Aparatë celularë;
2 kompjuter;
33 copë Bizhu;
2 monedha ari;
Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);
Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;
1 stilolaps Cartier;
2 Stilograf;
Karta të ndryshme bankare;
Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;
Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).
Në Francë u sekuestruan;
215 569 Euro;
115 copë Bizhu të ndryshme;
50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;
Flori, markat e fundit dhe miliona Euro! Si ra në “rrjetën” e SPAK-ut shoferi i drejtorit me gruan?