Një akt i rëndë ka ndodhur në një pikë të njohur turistike në Gjermani. Një person i paidentifikuar me emër, ka hedhur nga një urë 300 metra e lartë, duke vrarë njërën prej tyre. Ura është afër kështjellës Neuschwanstein në jug të vendit.
Sulmi ka ndodhur pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se pasi i ka sulmuar seksualisht, burri i ka hedhur të dyja gratë nga ura. Sipas mediave ndërkombëtare, burri është arratisur por më pas është arrestuar.
Sulmi thuhet të ketë ndodhur në hyrje të urës, e cila është jashtëzakonisht e popullarizuar pasi ofron një pamje piktoreske të kështjellës Neuschwanstein, që thuhet të jetë frymëzimi për kështjellën e personazhit ‘Hirushja’ të Disney-t.