-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau kolegun në komisariat, Prokuroria kërkon 35 vite burg për ish-policin

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për  25-vjeçarin Ludjan Zaimi i cili vrau kolegun e tij Caush Saliasi, ne ambientet e komisariatit Nr.3

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 maj të 2022 teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.

Asokohe në media dolën pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur.

Në dëshminë e tij të vetme, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu.

Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit