-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalët e fundit të policit para plumbave: Amanet babin dhe mamin

Kryesoret

Sot u vendos kalimi në gjyq i dosjes së efektivit të policisë Ludjan Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në ambientet e vendit të punës.

Pretendimet se ka pasur probleme psikologjike janë rrëzuar nga ekspertimet që janë bërë.

Tashmë ish-polici rrezikon 30 vite ose burg të përjetshëm sipas legjislacionit në fuqi. Por disa mesazhe brenda dosjet që janë zbuluar nga hetuesit që gjithçka mund të ketë qenë e planifikuar.

Prokuroria evidenton në dosje faktin që Ludjan Zaimi, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje: “Do t’ju shkruaj në darkë diçka.

Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”.

Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një personi me iniciale D.C të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në shkurt të këtij viti brenda komisariatit tronditi policinë e shtetit dhe jo vetëm.

Ludjan Zaimi që kishte vetëm pak kohë në radhët e policisë pretendonte se kolegu e ngacmonte dhe atë natë iu sos durimi duke vrarë me armën e shërbimit.

Vrau kolegun, Gjykata kalon për gjykim ish-efektivin Ludjan Zaimi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit