-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i policëve të Kosovës nga Serbia? Orban “rrëshqet” me diplomaci

Kryesoret

I njohur për lidhjet dhe miqësinë, jo vetëm me Presidentin rus, Putin, por edhe me atë serb, Vuçiç, kryeministri hungarez, Orban ishte sot në Tiranë.

I pyetur për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga ushtria serbe, Orban u shmang me diplomaci. “Javën tjetër do të kemi një takim bilateral me Beogradin dhe shpresoj se deri atëherë do të zgjidhet” tha ai.

Në krahun tjetër, Edi Rama përsëriti edhe njëherë se po bën gjithçka duke përdorur të gjitha kanalet e komunikimit për lirimin e tyre.

Qysh nga sekonda e parë e daljes së lajmit, ne jemi angazhuar nga të katërta anët për lirimin një orë e më parë të tre punonjësve të policisë.

Debati mbi shkeljen ose jo është i rëndësishëm në nivelin e marrëdhënieve ndërkombëtare, por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë.

Pastaj debati, ishin këtej apo andej dhe konkluzionet përkatëse, mund të vazhdojnë. Por ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri, nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe sikur të jenë kapur qindra metra andej apo këndej, shkelje kufiri do të thotë “ktheu mbrapsht”.

Mbajtja është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Duhet të mbarojë” tha Rama.

LIVE-Rama: Po përdorim të gjitha kanalet që të lirohen tre policët nga Serbia

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit