Opozita në Shqipëri ka dënuar sulmin brutal ndaj gazetarëve në Leposaviç, që ushtruan serbët. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dhuna u ushtrua nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, duke iu referuar Presidentit Vuçiç.
“STOP terrorit mbi mediat e lira. Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, kundër gazetarëve të RTK në Liposaviq! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve serb” shkruan ai.
Edhe Ilir Meta ka dënuar sulmin. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!
Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.
Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre”. Nga qeveria ende nuk ka asnjë reagim.