Nuk ka lirim nga qelia. Tre policëve të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor iu njoftua sot masa e paraburgimit që do të vijojë. Gjyqtari i procedurës paraprake në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë. Ende nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot se mesa duket, prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar të Kosovës, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve. Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë. Por gjykata nuk i liroi.