-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orban “shuplakë” Brukselit nga Tirana: Turp! Ritmi i zgjerimit, vetëvrasës

Kryesoret

Kryeministri hungarez Viktor Orban nga Tirana kritikoi Bashkimin Europian dhe i kërkoi Brukselit që të ecë më shpejt me zgjerimin në procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor. Të turpshëm, të papranueshëm, vetëvrasës, e ka cilësuar Orban, ritmin e procesit të integrimit të BE-së në Ballkan.

Vizita e sotme është në një periudhë shumë të rëndë. Kemi të bëjmë me një ristabilizim, rindarje ekonomike të rëndë, që po ndikon në Europën e sotme, këto janë politikat e dobëta të politikës ekonomike të Europës së sotme.

Përpjekjet tona kanë pasur shumë pak rezultate. Kapaciteti konkurrent i Europës është në rënie e sipër. Si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor? Dhe anëtarësimin e tyre? Është problem apo mundësi?

Sot në BE kemi rritje sepse ne vendet e Europës qendrore dhe lindore kemi sjellë zhvillim. Kjo është ajo që mendojmë se do të sjellë Ballkani dhe Shqipëria. Rezervat e rritjes janë ekskluzivisht në Ballkan, qoftë ekonomik apo politik. Ne kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet.

Është e turpshme dhe e papranueshme sa avash po ecën procesi i zgjerimit të BE-së. Shikoj që Shqipëria ka dashur, duruar 13 vite për të arritur deri në fillimin e negociatave, pas 10 vitesh nëse perspektivat janë të saktë, vetëm Gjermania do të mbetet në 10 vendet më të zhvilluara nëse zgjerimi i BE-së do të ecë më këtë ritëm zgjerimi vetëvrasës, nuk e di si do t’ja bëjë Europa” tha ai.

LIVE-Rama: Orban, zëri i Ballkanit dhe Shqipërisë në BE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit