Kukësi do të shkojë në zgjedhje të reja pa kaluar disa javë nga procesi i 14 Majit.
Kryetari i bashkisë Safet Gjici dha dorëheqjen që më pas u shoqërua me shkarkim nga qeveria pasi në media i doli një video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e punës me një vajzë.
Vetë Gjici pranoi realitetin, tha se me vajzën kishte një lidhje të gjatë, por akuzoi se ishte kurth nga ata që i mundi në 14 Maj, opozita.
Por çfarë tregon video?
Kamera që filmoi Gjicin me vajzën duke kryer seks oral ishte vendosur jo në tavolinën e punës së kryetarit të bashkisë, por disa metra më tej pranë derës për të pasur një fushëpamje më të madhe.
Gjici tha se me vajzën ka një lidhje të gjatë, por në një moment vajza largohet nga kryebashkiaku dhe shkon tek kamera duke lëvizur objektivin për t’u siguruar se po filmonte.
Kjo do të thotë se nëse nuk ka qenë ajo që e ka filmuar, ka qenë në dijeni të asaj që po xhirohej. Nëse do i qëndrojmë versionit të Gjicit, që ishte kurth, kush e përgatiti, vajza apo një palë e tretë? SPAK ka nisur hetimet.
VIDEO-Seks në zyrë, Safet Gjici: Këta më futën në kurth, rashë brenda