Një 25-vjeçar i zhdukur mbrëmjen e së enjtes pasi shkoi në pyll për të mbledhur kërpudha është gjetur i vdekur në një kanal me ujë vaditës.
Familjarët ngritën alarmin pasi i riu nuk ishte kthyer ende në banesë dhe policia nisi menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkime, policia në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, gjetën trupin e të riut në kanal.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.