Pas rastit të ish drejtuesit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, i cili 7 vjet më parë, u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, një tjetër skandal skandal seksual ka përfshirë politikën shqiptare ditën e djeshme.
Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
E para që reagoi pasi videoja u shpërnda në rrjete sociale ishte nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila njoftoi se kishte nisur, me iniciativë të saj, një procedim penal ndaj Gjicit.
Mori në pyetje vajzën, por nuk dihet ende zyrtarisht se çfarë ka deklaruar para hetuesve. Gjici tha se kishte lidhje me vajzën, por akuzoi se ishte kurth.
Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00. Ndërkaq, sipas nenit 105 i Kodit Penal, parashikohet që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë. Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale.