Këngëtarja Elvana Gjata ka folur për raportin me familjen e saj, ku u shpreh se janë mbështetja e saj më e madhe.
Në një intervistë për emisionin “Më lër të flas”, Elvana Gjata teksa foli për koncertin e saj recital që do të mbajë më 22 qershor, e përlotur tha se nuk do të zhvillohej nëse të pranishëm s’do të ishin prindërit e saj.
“Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime”, u shpreh artistja.
E pyetur në lidhje me marrëdhënien që ka me prindërit e saj, Elvana Gjata theksoi se babin e ka pikë të dobët dhe sa herë që shkon në shtëpi ai gatuan dhe kujdeset për të.
“Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”, tha këngëtarja.