Policia e Himarës ka arrestuar 3 persona pasi akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në zonën Livadh, Dhërmi dhe Kudhës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Livadhi”, është bërë i mundur kapja e tre të autorëve përkatërisht , 32, 39 dhe 44 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.