98 persona kanë vdekur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar në tre ditët e fundit për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Mediat e huaja shkruajnë se 54 persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 44 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të nxehtë në Bihar.
Temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në Uttar Pradesh dhe Bihar, si dhe në disa shtete të tjera në vend, njoftoi autoriteti meteorologjik i Indisë në një raport së fundmi.
Të paktën 400 persona janë shtruar në spital në tre ditët e fundit me ankesa për ethe, gulçim dhe komplikime të tjera shëndetësore. Shkollat janë mbyllur në disa zona të vendit deri më 24 qershor.