Pasditen e sotme është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga ujërat e lumit Lepenc një BMW me targa të Kosovës.
Ditën e djeshme ndodhi një aksident në rrugën Shkup-Bllacë ku makina përfundoi në lumë. Sipas Klani Macedonia brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.
“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari Saliu në edicionin e lajmeve atje.
Saliu konfirmon se bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë.